Poetët e Artistët si Avangardë Kulturore-Artistike

(i paskam ngritur poetët në qiell, i paskam quajtur pararojë guximtare, madje i paskam krahasuar me turbo-mekanizmin e veturave… moti kjo punë, pothuaj para 15 viteve, dhe tani s’duhet as ju të dyshoni gjë, s’ka dyshim se fjalët e mia ishin dhe ende janë të sakta, jo saktësi për arsyen se gjoja na qenkam i saktë dhe ekzaktë, por për faktin që s’hyj në “hak” të askujt : )

…poetët e artistët ecin një hap përpara shoqërisë si pararojë, si avangardë kulturore-artistike, ata janë guximtarët që në emër të avancimit shkelin në çdo “dërrasë të kalbur” ideatike, janë djegia e kulluar e qiriut “naimian”, katalizatori që ndihmon djegien e plotë (për energjinë sa më të pastër), janë diç si ai turbo-mekanizmi që injekton oksigjenin në akëcilën komorë kulturologjike, janë zhurmërima e pa zhurmë e ndërgjegjes individuale e kolektive, janë guximi e tundimi pa bujë, janë vizioni intelektual, shtytja e qetë, janë guida dhe drita vizionale e avancimit kulturor të një shoqërie…
(s. guraziu, 2009)