Melomania, Logomania, Metromania…

(sguraziu – ars poetica, shtator 2019)

Betoveni do ishte krenar – një kviz i Merriam-Webster thotë se nga 12 pyetje, në 7 prej tyre qenkam përgjigjur saktë, në 5 jo… por rezultati s’qenka dhe aq keq, pasi sipas M-Webster dhe vetë Betoveni do na ishte krenar : )
gjithsesi, aty më çoi termi MELOMANIA (melomaniak është një dikush që e pëlqen shumë muzikën, dmth e qartë mund të jem unë : )
tutje, nëse nuk e keni ditur, LOGOMANIA është vesi i të dërdëlliturit, i të folurit pa ndalë (logomaniak është një dikush që flet tepër – e kam një shoqe logomaniake, s’bëjë shaka : )
ndërsa METROMANIA ka të bëjë me vjershëtorët, me vargjet (metroman është një dikush i “sëmurë” me vesin e vargjeve – qebesa kam dhe një shoqe metromane, as për këtë s’bëj shaka : )

[ harrova të them se testi i “krenarisë së Betovenit” që e pata fjalën, kishte të bënte me shkencat e muzikës, dmth. prandaj dola aq i dobët ]