Askush si Shekspiri – “Ngushëllimi” poetik shekspirian!

(sguraziu – ars poetica, shtator 2019)

…sa u përket fjalëve, poetikës… e këso elementesh të teksteve dramaturgjike, zor të shtyhet kush me Shekspirin, dihet kjo, por po ashtu askush s’ia del ta teprojë si ai me “stisjen”, as dikur, as sot e kësaj dite, e ndoshta as kurrë : )
psh. në dramën “Romeo e Xhulieta”, Romeo do ishte vrasës, e kalon periudhën e mërgimit ose dënimin e tij (për vrasjen e Tibaltit) në Mantova, sipas Shekspirit, Xhulieta i flet Romeos me aq pasion poetik “…ditëdrita është ndonjë meteor, e di unë, si frymë diellore që t’jetë pishtar i kësaj nate, të ta ndriçojë rrugën…” – shih pra, Tibalti ishte diç si kusherir i saj, Romeo një vrasës… dhe ajo e ngushëllon aq poetikisht, vetëm Shekspirit mund t’i kete hije kështu, askujt tjetër : )

Drita atje s’është ditëdrita; E di, unë
Është ndonjë meteor që dielli nxjerr,
Që t’jetë këtë natë një mbajtës i pishtarit,
Dhe dritë e udhës tënde për në Mantova.
Andaj rri akoma; s’ke pse të ikësh.
[ William Shakespeare – Romeo dhe Xhulieta, Akti III, skena V ]

[ piktura: Jules Salles (1814-1900) – Romeo dhe Xhulieta, 1898 ]