Jake Rowland – Digjitalja e influencon botën fizike!

“…vijat mes faktit dhe fiksionit, mes dokumentit faktik dhe falsifikatit, mes të “vërtetes” dhe të “rremes” kurrë s’kanë qenë kaq të “rrëshqitshme” dhe të vështira për t’i zbuluar. Manipulimi i informacionit dhe i imazhit në Internet, sidomos nëpërmjet medias sociale dhe në mediat digjitale në përgjithësi, po përdoret në mënyra të papara për ta shtrembëruar perceptimin tonë për botën (dhe për ndikimin në politikën). Digjitalja po e influencon botën (reale) fizike me një ritëm të përshpejtuar dhe haptazi – si dhe në mënyra të tjera, të cilat ne ndoshta as që mund t’i marrim me mend.” – Jake Rowland – Wired, Mars 2018