Rruga jetësore, rruga e miqësisë, e dashurisë!

(sg – ars poetica, shtator 2019)

…e bukur kjo fotoja, anise është aso të “shutterstock” (dmth. jo e rastësishme por e ujdisur me subjektin tematik enkas për t’u shitur si “stock photo”) tek infot shkruante “friendship”, “tenderness”, e që kjo e dyta si fjalë thuase kapërthen butësinë + ndjeshmërinë + brishtësinë… të gjitha së bashku – miqtë vocrrakë janë fotografuar në rrugën që shtrihet para tyre dhe mbaron diku larg në horizont, kuptohet dmth. fotoja sugjeron se duhet ta shohim si “smbolikë” të rrugës jetësore, apo si rrugë të miqësisë, të dashurisë etj etj.