E “bardha” e Familjes Moderne – Mokumentari vs. Dokumentarit!

(sguraziu – ars poetica, sht 2019 – pak fjalë)

Ka ëndërrimtarë dhe ka realistë në këtë botë, ndoshta do t’mendoni se (gjithkush e gjen sojin e vet) ëndërrimtarët i gjejnë ëndërrimtarët dhe realistët do t’i gjejnë realistët, por më shpesh e vërteta është fare e kundërta. Ëndërrimtarët kanë nevojë për realistët, në mënyrë që t’mos i afrohen si tepër diellit (me ëndrrat). Dhe realistët? Epo këta pa ëndërrimtarët ndoshta kurrë s’do shkëputeshin sadopak nga toka.” – [ “Modern Family” (Familja Moderne), 2009, ShBA

Familja Moderne” është një komedi televizive amerikane e v. 2009, hedhur në eter nga rrjeti ABC, thuhet se vërtitet mes zhanreve “sitkom” dhe “mokumentarit”.

Ç’është “Sitkom”?
Termi “Sitcom” është një “ngjitje” ose dyzim i fjalëve të shkurtuara angleze “Situation Comedy”. Sitkom (Sitcom) është një zhanër i llojit të komedive seriale që vërtitet rreth një grupi të caktuar personazhesh në një mjedis të përditshëm. Situatat komike (në jetën e përditshme të zakonshme) lindin për shkak të rastësisë dhe të karakteristikave të “çuditshme” të personazheve. Një nga llojet e tilla të sitkom-serialeve është psh. “BigBang Theory”

Mokumentari?
Mokumentari është një zhanër televiziv në të cilin tema e caktuar (nga jeta imagjinare ose reale) diskutohet njësoj si në një Dokumentar, por mokumentari nuk bazohet në fakte (ose fare pak), pothuaj gjithmonë është fjala për parodi a satirë. Emri Mokumentar (mockumentary) është një “porte-manteau*” e fjalëve të anglishtes “to mock” (tallje, të tallesh) dhe “documentary” (dokumentar).

Unë vetë dhe s’i përcjell aq, pothuaj fare, por mokumentari më i njohur (për mua) psh. është “Borat”, 2006. Personazhi ose “tipi Borat” (luajtur ose portretizuar nga Sasha Baron Cohen) nuk është diç e re, ishte rreth e rrotull për disa dekada tashmë.

Madje “Borat” ishte dikur dhe si reporter fiksional shqiptar. Në vitet ’90 (për BBC dhe LWT – Granada) Cohen e luante gjoja një reporter të TV Moldavisë, më vonë do ta luante rolin e një reporteri shqiptar me emrin Kristo (për Paramount). Në v. 1994 ai e pati portretizuar për herë të parë tipin “Borat”, për Channel 4 të TV-së britanike.

* porte-manteau – fjalëformim, duke bashkuar dy fjalë…