Donald Justice – Notat e Bardha

NOTAT E BARDHA
Donald Justice [ 1925-2004, ShBA ]

1
Papritur u shfaq një fustan,
Plot jetë, në lëvizje.

Përmbante një pyll,
Zogj të vegjël, lumenj.

Përmbante tastet e fildishta
të pianos,
Notat e bardha.

Në shpinën e karriges,
Lëkura të kafshëve,
Tharë në hënë.

2
Ndodhi.
Trupi yt doli jashtë trupit tënd.

U ngrit
Ta linte ajrin brenda,
Natën.
Nga çarçafët u ngrit,
Nga dyshemeja e zhveshur,
Pezull.

Mbi çatitë,
Prore e më të vogla,
Humbur

Ngatërruar pastaj
Në krahët e ftohtë
Të rrugë-llambave të largëta.

– – –
© D. Justice – Burimi: “Poetry”, Tetor 1971, via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2019