Esther Jansma – Mungesa

MUNGESA
Esther Jansma [ 1958, Holandë ]

Si trëndafilat kur hapen, ti nuk e vëren
një trëndafil është trëndafil, është të dish papritur
çfarë ishte e thënë vetëpërsëritet, të të mungojë diç
është shumësi, vazhdon hapjen në të tashmen

dhe nuk e kupton si. Ti rri shtrirë brenda në zemër
dhe pret, e asgjë s’të kërkon ty, asgjë
s’të vë në gjumë kah drita, vazhdon vetëshpalosjen
derisa bie në vetveten.

– – –

© 2000, E. Jansma – Burimi: Dakruiters, Publikues: De Arbeiderspers, Amsterdam, 2000 (via Poetry International)
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2007