Çmimet Nobel, 2019

Çmimi Nobel për Fizikën, 2019

…çmimi Nobel për Fizikën jepet (sivjet) për zbulime kozmike – shkruante Quanta – urime fituesve, natyrisht – vetë s’kam zbuluar as shpikur gjë, nuk jam “shpikës”… por ata të akademisë së Nobelit do duhej të mendonin pakëz më seriozisht për “faktorin e frymëzimit”, pasi ka njerëz që duhet frymëzuar fillimisht, tek pastaj të presësh diç nga ta
psh. le t’ma japin mua një Nobel dhe garant… do shpik e zbuloj sa të duash gjëra (madje dhe aso të padëgjuara : )

…sivjet ndahen 2 Nobela për Letërsinë, për v. 2018 dhe 2019 (vitin e kaluar qe anuluar “Letërsia” për arsye të “skandalit” të pahijshëm të akademikëve me seksualizmat – ja pra… shans i “ngopur” dyfish, per fat te mire sivjet s’ka abuzuar kush, nuk janë zbuluar as aferash seksuale as tjetërfare, andaj them o do fitojë Kadare kësaj radhe o s’do ta dimë kurrë… kur do ta fitojë : )
…fituesit e Çmimit Nobel për Kimi do të shpallen ose dihen nesër, 9 Tetor, ata për Letërsi (për 2 vitet e fundit, 2018 dhe 2019) më 10 Tetor, ata për Paqe më 11 Tetor, dhe ata për Ekonomi më 14 Tetor 2019…

Çmimi Nobel për Fiziologjinë ose Mjekësinë, 2019

…fituesit e Çmimit Nobel 2019 në fushën e Fiziologjisë ose Mjekësisë – Sipas Asamblesë së Nobelit, treshja e shkencëtarëve e “identifikuan makinerinë molekulare që rregullon veprimtarinë e gjeneve në përgjigje të niveleve të ndryshme të oksigjenit. Puna e tyre u hapi rrugën strategjive të reja premtuese për ta luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”.

Çmimi Nobel për Kiminë, 2019

Era e mobilitetit elektronik
…mbi 2/3 e popullsisë së botës posedojnë sëpaku 1 pajisje mobile, qoftë telefon, laptop ose tabletë, dhe pothuaj të gjitha aparatet e tilla përdorin bateritë “lithium-ion”…