Çmimet Nobel – Letërsi, 2018 / 2019

Çmimi Nobel për v. 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke, ndërsa çmimi për v. 2018 (i cili qe shtyr nga viti i kaluar) iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk.

Peter Handke e fitoi çmimin “për një vepër ndikuese e cila me zgjuarsi gjuhësore e ka hulumtuar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore“. Sipas komitetit të Nobelit, Handke “është një nga shkrimtarët më me ndikim të Evropës, pas Luftës së 2-të Botërore“.

Olga Tokarczuk e fitoi çmimin e v. 2018 “për imagjinatën narrative që me pasion enciklopedik e paraqet tejkalimin e kufijve si një formë jetësore“.