Hollivudi “qesharak” – Dashuria shtrenjtë e “Kleopatrasë”!

s. guraziu – ars poetica, tetor 2019 ]

…ylli i bukurisë Marilyn Monroe njëherë pati thënë: “në Hollivud për 1 puthje të paguajnë 1000 $, ndërsa 50 centë për shpirtin” (ose kështu diç përafërsisht), dhe në rregull… s’duhet çuditur me Hollivudin – në rastin e Elizabeth Taylor kjo tashmë sikur duhej t’i paguante të gjitha “puthjet” e veta : )

“Sytë e mi të verbër janë dëshpërimisht në pritje të shohin pamjen tënde…” – Richard Burton (të dashurës Elizabeth Taylor). Shihet se Burton ishte i dashuruar, mirëpo si duket në historinë e dashurive të Hollivudit, “dashuria” më e shtrenjtë do ketë qenë ajo e Elizabeth Taylor (dashuri duke luajtur rolin e mbretëreshës Kleopatra)…

***
…dikur në vitet 1960-64 filmaxhinjtë e Hollivudit merren vesh ta bëjnë një film për të famshmen Kleopatra, dhe bukur… ia fillojnë punës, por si duket s’iu ecin punët aq mbarë, filmi i tejkalon shpenzimet e prodhimit për nja 20 milionë $ (bëhet filmi më i kushtueshëm deri atëherë, 44 milionë $), dhe sikur kaq t’mos na ishte mjaft, edhe krye-aktorët dashurohen marrëzisht, jo si aktrim (që duhej gjoja të “dashuroheshin”… por pra përnjëmend – njësoj siç qenë dashuruar dikur Antoni e Kleopatra, gjatë filmimit mbase dhe puthen e qafohen ndonjëherë, sepse dhe duhej : ) – filmi i fiton 4 çmime të Akademisë, e megjithatë dështon financiarisht, “faturat” e fundit flasin për humbje, 20th Century Fox pothuaj sa nuk pati bankrotuar, dhe tashmë ata boss-at thjesht i padisin aktorët për “sjellje të pamoralshme”, i akuzojnë “dashuria juaj e ka dëmtuar biznesin e filmit”, tashmë ua kërkojnë aktorëve (Elizabeth Taylor dhe Richard Burton) 50 milionë $, imagjino i gjithë filmi pati kushtuar 44 milionë $, dhe atë me 20 milionë $ shtesë (pasi vetë biznismenët, filmaxhinjtë ia kan huqur para-llogarisë), ndërsa tani vetëm dashuria e 2 aktorëve do jetë e shtrenjtë 50 milionë $ – boooo interesat e kësaj bote aq të “paturpshme”, thuase Hollivudi dikur merrej me biz-kalamallëçe : )
(sipas një artikulli të New York Times, Prill 1964)