Dashnorja e “fundit” kosovare, dhe “mikpritja” e Laç Siti-t!

…kur pashë këtë tabelën e restorantit “Dashnorja e Fundit” thuase isha i sigurt 1000% se duhet t’jetë ndonjë tabelë kosovare (anise mund t’isha dhe gabim, mirëpo s’ka lidhje “gabimi” këtu, në kontekst), dihet që sa ishte Kosova e robëruar, kreativiteti i kosovarëve për emrat e dyqaneve e të bizneseve s’mund të dilte në pah bash 100%, tani me lirinë zor se ua kalon kush, unikë, kreativë e autentikë, tekefundit për tabela me emrash e me zemrash…

…ndërsa kjo e tabela e Laçit, padyshim do jetë e kohëve të furçave e të brushave, s’besoj të jetë foto e kohëve të reja, mund t’i ketë 20 vite e më shumë, na ishte se ç’na ishte, tani 1 tabelë vë njeriu në hyrje të qytetit, jo 2, as 3… s’ke si ia huq, për dy dekada njeriu ia qëllon dhe anglishtes pa le shqipes 🙂
(sguraziu, 2013)