Botë e Përsosur, e Drejtë dhe e Mrekullueshme!

(sguraziu – ap, nentor 2018 – koment)

Nëse Bill Gates t’mos ishte vetëm një individ, por t’na ishte një “shtet” mëvete, atëherë Gates do ishte i 37-i shtet më i pasur i botës (lexova diku).
Tutje thuhej aty se borxhi kombëtar i ShBA është rreth 6 trilionë $ (kjo doli t’mos jetë e saktë, borxhi realisht qenka 21.6 trilionë $), dhe nëse Gates t’i mbushej mendja ta “shlyente” vetë borxhin e ShBA, nuk do i duheshin më shumë se 10 vite!
Wow… what a perfect, just and wonderful world, ç’botë e përsosur, e drejtë dhe e mrekullueshme – ishte e para çfarë më brofi në mendje. Nganjëherë sikur kam “frikë” mos vallë ndoshta diç s’është në rregull me botën tonë : )

***
Sa për borxhin kombëtar të ShBA sot, bazuar në infot e “Treasury Department”, në fund të Tetorit 2018 ishte jo më pak por 21.6 trilionë $
[ The Bureau of the Fiscal Service (2018), “Monthly Statement of the Public Debt of the United States” – Treasury Department ]