Djalë e përtej djalit ky Delon-i, djalë me 2 d-ja!

[ Facebook – Senad Guraziu commented on Roland Çipa’s post – Nov 8, 2018 ]

djalë e përtej djalit ky Delon-i, d-djalë, djalë me 2 d-ja – unë vetëm 1 film kam parë të tij, edhe pse isha i ri, ndoshta 14-15 vjeç, s’më qe dukur fare interesant, “le choc” (quhej, mirëpo muzika më pati pëlqyer, në fakt vetëm muzikën kam mbajtur mend, më vonë pata mësuar se ishte nga philippe sarde) – anyway, ky d-djaloshi gjithmonë me ca Bardot e me Deneuve për dore, prore me ca bukuroshesh nëpër foto, une s’dija gjë… gjithmonë duke pandehur se ishte “daçuli” : )
tek ca kohë më parë pata dëgjuar nga vetë B. Bardot në një video duke thënë se “kurrë s’kishte patur diç mes tyre, kurrë s’paskëshin qenë të dashuruar, vetëm miq“, hm, s’ishte nevoja të habitem… tashmë ajo si një Rosa-plakë e Titanikut ia uronte ditëlindjen mikut të vet xhufurrak, ama tek pastaj sikur më të lehtë e kisha ta kuptoja se si ai gjermani Gunther Sachs atëbotë ua “mashtroi” yllin francezve, padyshim gjysma e francezve do “kenë plasur” nga inati, mua vetë nëse t’isha francez do më vinte fort inat, le ta merrnin spanjollët, eskimezët, madje dhe italianët… ama jo gjermanët 🙂