Poetët s’janë si “delfinet pas anijes së piratëve”!

[ Facebook – Senad Guraziu commented on Agron Tufa’s post – Oct 25, 2018 ]

rrugë të mbarë, uroj t’ia kalosh sa më bukur… megjithatë them ta anulosh Agron, booo e si mund të shkosh pa mua, unë pa ty s’do shkoja as Nobelin ta marr në Amerikë (fort i lumtur që nuk ndahet Nobeli përtej oqeanit, përndryshe do ta refuzoja), pastaj duhet fluturuar gjithe natën o vëlla… jo thjesht si metaforë “gjithë natën” (ngjashëm si kur dashnoret ekzagjerojnë “do bëjmë dashuri gjithë natën”, eee çfare falsiteti ky : )
jooo, për Amerikën vërtet duhet (fluturuar) gjithë natën, çfarë nëse këputen telat… i prishet motori atij zogut, e ti n’gjumë, kujtohu ishte ndryshe për Kolumbon dikur, tani kanë ndryshuar punët, fundosen madje dhe Titanikët… deri sa t’del gjumi do jesh zhytur pingul si raketë në oqean… zhglluuum, e poetët s’janë si ata “delfinet pas anijes së piratëve”, qebesa të hanë peshkaqenët a peshkakudrat e Atlantikusit : )