Frances Arnold – Çmimi Nobel për Kimi, 2018

(sguraziu – ap, 5 tetor 2018)

Frances Arnold – Çmimi Nobel për Kimi, 2018
…u desh gjysmë shekulli të kalonte, por më në fund e kemi dhe një femër Kimiste-Nobeliste – statistikat që nga 1901 deri 2017 thonë se vetëm 49 femra kanë fituar Nobel, ndërsa 847 meshkuj (hm… dallim se jo shaka, 50 me 850 !), tutje statistikat thonë se pjesa dërrmuese e çmimeve Nobel të marra nga femrat ishin për paqe, 32.7%, dhe 28.6% për letërsi (për dallim, 10.4% meshkujt për paqe, dhe 11.8% për letërsi) – gjithsesi si duket “favoritja” ime Marie Curie ngelet e “paarritshme”, e vetmja që pati fituar Nobel në dy disiplina të veçanta shkencore, ua pati kaluar të gjithë mençurakëve të shkencës, “klubi” i burrave desh plasnin nga inati, me Ajnshtajn-a me Bohr-a ia kishin fort zili por s’do ta arrinin kurrë : )