Henri Regnault – Atomedoni duke i qetësuar kuajt e Akilit, 1868

Henri Regnault (1843-1871) – Atomedoni duke i qetësuar kuajt e Akilit, 1868

(s.guraziu – ars poetica, tetor 2018 – koment, art klasik)
…Atomedoni ishte karrocieri luftarak i Akilit, i cili në mbështetje të Patrokliut ishte në betejë duke i drejtuar kuajt e Akilit (Balosin dhe Ksantosin), kur Patrokliu (i “maskuar” nën pancirin dhe helmetën e Akilit) qe vrarë, kuajt të trembur qenë shmanguar nga zona e luftimeve, ndërsa piktori francez Regnault në tabllonë e vet e paraqet Atomedonin teksa përpiqet për t’i qetësuar kuajt e braktisur…

…një detaj interesant sa i përket kalit të Akilit, Ksantosit, është se dhe ai mund ta “parashihte të ardhmën”, madje dhe Ksantosi e pati “paralajmëruar” Akilin se do t’vdiste, njësoj si perëndesha Thetisa, nëna e vet… (Akili ishte gjysmë-hyjnor, nëna e tij Thetisa ishte një perëndeshë akuatike (e ujërave), anise i përshkruhen role të ndryshme mitologjike, kryesisht shfaqet si një nimfë e detit, ose si njëra nga 50 nereidat, vajzat e perëndisë së lashtë akuatike, Nerusit…

…piktori Regnault nuk i ka kushtuar rëndësi por Ksantosi do duhej t’ishte “i bardhë”, ndërsa Balosi “pikalosh” (ose me njolla), ishin kuajt e pavdekshëm të Akilit, ardhur në jetë nga Zefiri, dhe mund të flisnin, njësoj si Akili vetë, mbase s’ishin dhe aq llafazanër por padyshim duhet t’kenë patur fort “muhabet” me Akilin : ) vetë Hera ua pati dhënë kuajve aftësinë për të folur, ishin dikur kuajt e babait të Akilit (i qenë dhënë Peleusit, babait të tij, si peshqesh për martesën)…