Lady in Red – Gota speciale dhe dehja “romantike”!

(sguraziu – ap, shtator 2017)

(kombinimi i romantikes dhe i të dehurit – kujdes… warning: you may see a Lady in Red… but it isn’t about her, she’s drunk after all : )

Dje m’u ngjall buzëqeshja ashtu pa hile kur lexova një postim të Znj. Rita Filipi, e cila thoshte se dashuria e saj e parë paska qenë Rakija (introduktuar nga babai), se dashuria e dytë e saj na paska qenë Vera (mësim më i avancuar nga mami i vet), dhe se e treta-e-vërteta dashuri na paska qenë Whisky (zbuluar më vonë nga ajo vetë, tek i dashuri)!
Ec e mos buzëqesh me të tilla “romancash” shakalogjike-alkoholike. Në fakt rrëfimi i Zn. Rita në Fb, fare lehtë mund të jetë fabula më simpatike lidhur me “dehjen nga dashuria” (pasi e dimë mirë… e njohim simboliken poetike aty për aty – dashuritë na dehin, apo jo, ose së paku kështu thonë poetët : )

Sidoqoftë, dje s’dija për këtë “gotën”, sot e gjeta – doli vetë në fakt (Youtube shtiret sikur kanal i pafajshëm por s’është, gjithmonë na e bënë ngapak me hile).
Zonja me të kuqe e videos na flet për një anë tjetër të natyrës festive, aktrimi i saj del paksa i “stisur” por shihet qartë se si duhet kombinuar romantikja dhe të dehurit.
Reklama paska të bëjë me një gotë speciale për të pirë verën drejt e nga shishja, se si duhet përdorur gota e çuditshme në “praktikë”, na e demonstron kjo zonja, si aktore simpatike që është.
Mbase si ide, pakëz “crazy”, por në fund të fundit pse duhet lodhur a humbur kohën duke i mbushur gotat njërën pas tjetrës, kjo lloj gote u montuaka një herë… pikërisht aty në vend të tapës, dhe voila!

 

(Komente në Fb)

[ Rita Filipi – 21 Shtator 2018 ]
I dashur Senad me vjen mire per gjithcka shkruan por folja “paska qene” nuk i shkon tipit tim. Nenteksti lidhet me kujtimet per njerezit e mi me te dashur, dy prej te cileve nuk jetojne me. Shija perpunohet nder vite, ndaj sot di t’i shijoj keto pije. Nuk e kam as kompleks te pi raki madje me dolli edhe pse sot duket demode. Nuk hyj as te grate koketa qe i mbajne pijet apo koktejlet e bukura per t’u dukur ne tryeze apo banak. Nuk jam si Lady in Red…nuk kam pire kurre nga shishja madje goten, nese nuk e mbaroj me fund, nuk pranoj te ma mbushin prap. Nuk bej kurre gabime kur dehem, vetem ato qe do t’i beja edhe pa u dehur. Me nje fjale thjesht kam qene e mallengjyer nga kujtimet dhe nga Whisky qe me digjte ne fyt ate nate, dhe e pandikuar nga leximet per pijet ne internet.

[ Senad Guraziu – 21 Shtator 2018 ]
Rita… pershendetje,
na ke futur borxh per buzeqeshjet, s’di si do t’i kthejme ndonjehere, uroj… sepse, imagjino, jo vetem une por dhe disa qindra te tjere qe e paskan “pelqyer” postimin ta kane borxh se paku nga 1 buzeqeshje, pastaj kujtohu… buzeqeshjet e sinqerta që s’dine te shuhen s’jane aso ordinere nga 5 centë, por me shtrenjte, garant : )
une madje e quajta “fabuloze”, me erdhi si thjeshtesi e cilter dhe e embel sa vete buzeqeshja, gjithe ideja sikur eshte embelsuar me pozitivitetin, me qasjen tende gazmore (pavaresisht nga origjina e frymezimit – e qe ishte “kujtimi yt per më te dashurit” – sic ke sqaruar tani)
madje-madje, une tani rishtas buzeqesha, kesaj radhe lidhur me “dehjen tende te esëllt” – ti pothuaj sa s’ke thene: “shih… une dhe nese e dehur, e di mire qe s’jam e dehur” – te betohem Rita te njejten siguri kam dhe une, dhe te gjithe më besojne… pervec policeve, andaj them se te kuptoj mire : )

[ Rita Filipi – 21 Shtator 2018 ]
🙂 ja dhe nje buzeqeshje e imja plus per ty

[ Senad Guraziu – 21 Shtator 2018 ]
hahh… Rita thnx : )