Karl Jenkins – Allegretto, “Palladio”, 1995

(sguraziu – ap, shtator 2017)

…sipas të dhënave nga Carolyn McDowall kompozimi “Palladio” i Karl Jenkins përbëhet nga 3 pjesë orkestrale (Allegretto, Largo, Vivace), qe publikuar në v. 1996, ekzekutuar nga Orkestra Filharmonike e Londrës, drejtuar nga vetë kompozitori.
Titulli “Palladio” iu referuaka arkitektit italian të shek. XVI, Andrea Palladio (1508-1580). Sipas kompozitorit Jenkins, muzika e tij qenka “…frymëzuar nga planimetria e “Villa La Rotonda” të arkitektit Palladio (në Vicenza të Italisë), dizajni dhe përmasat e së cilës mishërojnë harmoninë e rrregullin e përkryer të Renesansës”.

(Carolyn McDowall – “Muzika – Harmonia nga Apolloni tek Palladio & nga Mozart tek Jenkins”, 2014 – Culture Concept Circle)