Andrea Bocelli & Sarah Brightman – Koha për t’thënë lamtumirë, 1996

(sguraziu – ap, shtator 2017)

Versioni i dytë i këngës “Con te partirò”, kënduar pjesërisht në anglisht, në vitin 1996 nga Andrea Bocelli së bashku me sopranon angleze Sarah Brightman.
Origjinali – Con te partirò, këngë italiane nga Francesco Sartori (muzika) dhe Lucio Quarantotto (teksti). Qe ekzekutuar nga Andrea Bocelli në Festivalin Sanremo të vitit 1995.
Përveç adaptimeve nga të tjerë, si Katherine Jenkins, Joe McElderry etj. “Koha e lamtumires” e pati gjetur vendin madje dhe në repertoarin e André Rieu, në v. 2009.