Richard Clayderman – Baladë për Adelinen, 1978

(sguraziu – ap, shtator 2017)

Baladë për Adelinen” është kompozuar në v. 1976 nga Paul de Senneville dhe Olivier Toussaint (nga De Senneville ishte si tribut për vajzën e tij të sapolindur, Adeline). Thuhet se inçizimi i parë ishte nga Richard Clayderman në v. 1978, edhe pse jo e kompozuar nga ai, ka ngelur si “vula” e hiteve të Clayderman.
Versioni nga André Rieu dhe orkestra e tij “Johann Strauss” është po ashtu një mrekulli origjinale sa i përket ekzekutimit.