Tirana… sounds more like “Theranda”!

(…evropianët janë mjaft krenarë, s’e mohon kush, mirëpo shqiptarët me plot të drejtë ua kalojnë, janë super-krenarë…)

(s. guraziu – ars poetica, n 2023 – i paskam lavdëruar fooort shqiptarët, i paskam ngritur në qiell, madje jo tërthorazi por fare “troç” e paskam përmendur shkaktarin real të krenarisë së tyre : )

***
Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë (AKT) thotë se “ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me origjinën e emrit Tirana. Disa mendojnë se ka t’bëjë me Tyrrenia (një emër me origjinë etruske), ndërsa të tjerë besojnë se ka t’bëjë me fjalën Therandë (korrje), ose me Tirkan (një kështjellë rrëzë malit Dajti)”.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Tirana është “evropiane”, moderne, ka lëvizje dhe energji të pafundme, ashtu si të gjitha metropolet e tjera evropiane. Më pati vajtur buza në gaz me moton e tyre “Tirana, qytet që s’ndalet kurrë”.
E qartë, shqiptarët nuk ekzagjerojnë duke thënë “qytet që nuk fle kurrë… qytet që s’e zë gjumi” etj., këso të ngjashme. Pasi dihet, kjo mund t’thuhet vetëm për Nju Jorkun.

Pavarësisht, duke qenë dhe zemra e vendit, duke qenë dhe qytet-kryeqytet, Tirana padyshim është qendra më dinamike e Shqipërisë. Jo “padyshim”… por është, mund dhe ta dëshmoj në cilëndo kohë dinamikën marramandëse të Tiranës…

***
Pra sa për emrin askush s’e di, njerëzit mund ta marrin me mend (o kështu, o ashtu, o ndryshe), për fat të keq askush s’mund t’na thotë diç me siguri rreth emrit “Tirana”. Gjithsesi sipas meje, njeriu s’mund ta emërojë Tiranën tek ashtu me emra turqisht, “Tarkan, Tirkan, Tarkana…”!
Mbase e mundur, por s’do duhej. Do ishte “frakturë” e vështirë, anise gjuha s’ka kocka, mund t’i japësh sa andej sa këndej, edhe kjo qëndron. Në veshët e mi Tirana tingëllon më shumë si “Theranda” – të paktën ndonjëherë! Kurrë nuk tingëllon “Tarkana”, as “Tirkan”.

Mirëpo, padyshim sepse unë e dua Tiranën, për mua është qyteti më i bukur i botës. Thjesht s’më pëlqen ideja se Tirana na qenka një lloj “fondacioni turk”. Mund t’jetë, aq më bën, sikur dhe askujt s’i bëhet vonë. Thjesht s’jam në akord – s’më pëlqen të akordohem me atë ide (qoftë dhe nëse t’na ishte fakt, gjoja diç e vërtetë : )

Dhe po, Tirana është relativisht “e re”, e saktë kjo. Ndërtesa e parë qe ndërtuar rreth v. 1614. Atëbotë një feudal vendas e pati ndërtuar një xhami, një hamam… dhe + ca fjalë tjera “turke”. Dhe rishtas po, titulli i tij “dallues” ishte Pasha – rishtas po, atëherë… s’kishte as “Shqipëri”, ishte vetëm një “torte” e ëmbël e Perandorisë Osmane. Shqipëria ishte thjesht një llokume, sheker-milet-vilajet, një ëmbëlsirë turko-ballkanike, për gati 5 shekuj!

Imagjino, pothuaj 5 shekuj – pikërisht KJO është arsyeja pse shqiptarët sot janë ndër më krenarët e Evropës. Evropianët janë mjaft krenarë, s’e mohon kush, mirëpo shqiptarët me plot të drejtë ua kalojnë, janë super-krenarë. Edhe pas 500 vjet nën thundërzezën otomane shqiptarët kurrë NUK “harruan” se janë shqiptarë, asgjë tjetër përveç “shqiptarë”!

Pohimi im s’është fare ekzagjerim, jua them madje është mrekullia vetë. Ma lejoni ta “ilustrojë” sadopak dhe mrekullinë (për të cilën e kam fjalën).
Imagjino, pas 5 shekuj vetëm ca fise Apaçësh kanë ngelur. S’bëj shaka, e kam me gjithë mend. Nëse i mbledh apaçët (me “apaçë” nënkuptoj indigjenët, indianët) nëpër të gjitha 50 shtetet e ShBA, mund t’i vendosësh të gjithë… psh. në Vlorë.

Imagjino, një qytet i vetëm, i vogël sa Vlora ka më shumë banorë sesa të gjitha fiset e apaçëve së bashku. Rishtas imagjino sa të “mëdha” janë 50 e kusur shtetet e Federatës! Imagjinoji ata apaçët e ngratë që u detyruan për 5 shekuj të gjaaaaaatë të bëhen “federalistë”. Çfarë turpi, apaçët dhe vetë, fare me vullnet mund t’ishin bërë… dmth. do ishin bërë le t’themi “konfederalistë”, çfarë tjetër, what else : )

– – – – – – – – – – –

 

Tirana… tingëllon më shumë si “Theranda”!
S. Guraziu – Ars Poetica, Dhjetor 2017

Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me origjinën e emrit “Tirana” – shpjegon AKT (Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë). Disa mendojnë se ka t’bëjë me Tyrrenia (një emër me origjinë etruske), ndërsa të tjerë besojnë se ka t’bëjë me fjalën Therandë (korrje), ose me Tirkan (një kështjellë rrëzë malit Dajti).

Pra njerëzit mund ta marrin me mend, ama askush s’mund t’na thotë me siguri diç rreth emrit “Tirana”. Gjithsesi sipas meje, njeriu s’mund ta emërojë Tiranën tek ashtu “Tarkan, Tirkan, Tarkana…”! Është një “frakturë” e vështirë, anise gjuha s’ka kocka, edhe kjo qëndron. Në veshët e mi Tirana… tingëllon më shumë si “Theranda” – të paktën ndonjëherë! Kurrë “Tarkana”, as “Tirkan”.
Mirëpo padyshim sepse unë e dua Tiranën, për mua është qyteti më i bukur i botës. Thjesht s’më pëlqen ideja se Tirana na qenka një lloj “fondacioni turk”. Mund t’jetë, aq më bën, sikur dhe askujt s’i bëhet vonë, unë thjesht s’jam në akord, s’më pëlqen të akordohem me atë ide (qoftë dhe nëse t’na ishte si fakt 🙂

Dhe po, Tirana është relativisht “e re”, ndërtesa e parë qe ndërtuar rreth v. 1614. Një feudal vendas e pati ndërtuar një xhami, një hamam… dhe ca fjalë të tjera “turke”. Dhe rishtas po, titulli i tij “dallues” ishte Pasha – përsëri po, atëherë… s’kishte as “Shqipëri”, ishte vetëm një “torte” e ëmbël e Perandorisë Osmane. Shqipëria ishte thjesht një llokume, sheker-milet-vilajet, një ëmbëlsirë turko-ballkanike, për gati 5 shekuj!

Imagjino, pothuaj 5 shekuj – kjo dhe është arsyeja pse shqiptarët sot janë ndër më krenarët e Evropës. Evropianët janë mjaft krenarë, s’e mohon kush, ama shqiptarët me plot të drejtë ua kalojnë, janë super-krenarë. Edhe pas 500 vjetësh nën thundërzezën otomane kurrë NUK “harruan” se janë shqiptarë, asgjë tjetër përveç se “shqiptarë”!

Pohimi im s’është fare ekzagjerim, jua them se madje është mrekullia vetë. Ma lejoni ta “ilustrojë” sadopak dhe mrekullinë.
Imagjino, pas 5 shekujsh vetëm ca fise Apaçësh kanë ngelur. S’bëj shaka, e kam me gjithë mend. Nëse i mbledh apaçët nëpër të gjitha 50 shtetet e ShBA, mund t’i vendosësh të gjithë… psh. në Vlorë. Imagjino, një qytet i vetëm, i vogël sa Vlora ka më shumë banorë sesa të gjitha fiset e apaçëve së bashku. Rishtas imagjino sa të “mëdha” janë 50 e kusur shtetet e Federatës Amerikane! Imagjino ata apaçët e ngratë që u detyruan për 5 shekuj të gjaaaaaatë të bëhen “federalistë”. Çfarë turpi, apaçët dhe vetë, fare vullnetarisht mund t’ishin bërë… le t’themi “konfederalistë”, çfarë tjetër, what else! 🙂

Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, Tirana është “evropiane”, moderne, ka lëvizje dhe energji të pafundme, ashtu si të gjitha metropolet e tjera evropiane. Më pati vajtur buza në gaz me moton “një qytet që s’ndalet kurrë”. E qartë, shqiptarët nuk ekzagjerojnë duke thënë “një qytet që nuk fle kurrë” – pasi dihet, kjo mund të thuhet vetëm për Nju Jorkun. Pavarësisht, duke qenë dhe zemra e vendit, e edhe kryeqyteti, Tirana padyshim është qendra më dinamike e Shqipërisë.

(Albanians today are the proudest people of Europe – even after 500 years they didn’t “forget” they are Albanians, nothing else but “Albanians”! 🙂

S. Guraziu – December 2017

People can guess, but nobody can say for sure about the name “Tirana”. Some think that it relates to Tyrrenia (a name of Etruscan origins), while other believe it relates to the word Theranda (harvest), or to the Tirkan (a castle at the foot of Mount Dajti).
Don’t know, according to me, you can’t name Tirana “Tarkan, Tirkan, Tarkana…” just like that! It’s a difficult “fracture”, though the tongue has no bones. In my ears Tirana… sounds more like “Theranda” – at least sometimes! But probably because I love Tirana, it’s my “favo-city”, the most beautiful city in the world. I simply don’t like the idea that Tirana is a kind of “turkish foundation & delight”. It could be, who cares, I totally dislike that idea (even if it may be a fact : ).

Yes, Tirana is relatively “youngish”, the first building was constructed in 1614. A local feudal lord eracted a mosque, a hamam… and few more such “turkish” words. Yes, his “distinctive” title was Pasha, and again yes, back then… there was no “Albania”, it was just one sweet “cake” of the Ottoman Empire. Albania was a Delight (llokum), Sheker-Milet-Vilajet, a Turkish Ballkan-Pie, for almost 5 centuries long!

That’s why Albanians today are the proudest people of Europe – even after 500 years they didn’t “forget” they are Albanians, nothing else but “Albanians”! It’s not an exaggeration. I mean… that’s a miracle, imagine after 5 centuries just few Apache tribes left. If you collect them all over the 50+ States, you could put all Apache nations… for example in Vlora. Imagine, a single small city, Vlora alone has more people than all Apache tribes together. Just imagine how “big” those 50 states of America-Federation are! Imagine those pitiable Apaches who were forced for 5 centuries long to become “federalists”. What a shame, Apache people voluntarily could have been… lets say “confederalists”, what else 🙂

Accordding to National Tourism Agency of Albania, modern “european” Tirana has never-ending movement and energy, just like all other European metropolises. (I was smiling, perhaps this means “a city that never stops”, they’re not claiming “a city that never sleeps” – this could be said only for New York 🙂 Newertheless, being the heart and capital city, Tirana is unquestionably the dynamic center of the country.

(below… few things that I’ve made “digitally”, using tricks and buttons of Photoshop)