Foto-imitimi i portreteve pikturale

…një portret piktural bazuar në foto, në rregull… fare e zakonshme, jemi mësuar, anise artistët më me dëshirë referohen në modelin real, e sidomos piktorët klasikë vetëm atë “opsion” kishin, Da Vinçi s’kishte mundësi të bazohej në “foto” për Mona Lizën e vet, gjithsesi nëse modeli mungon piktorët modernë mund t’bazohen dhe në fotot – ndërsa “kahja” e kundërt, ta bësh një foto të ngjashme me një portret-pikturë nga arti, padyshim duhet t’jetë “art në vete”, mjeshtri dhe zotësi e fotografëve, ja disa shembuj (majtas janë pikturat – djathtas fotot), m’u dukën foto aq të “ngjashme”, mjaft identike me portretet pikturale, “u lumtë fotografëve” – sikur po thosha…

(s. guraziu, tetor 2018)