Google-rja e famshme, për të cilën s’keni dëgjuar kurrë!

Femrave një “gentleman” ua heq kapelën dhe vetëm sepse janë femra, sidomos nëse fjala të jetë për miss-e e bukuroshesh : ) Respektin për femrat e ka në zemër secili burrë xhentil-man, dihet kjo. Mirëpo disa femra e meritojnë t’ua heqësh kapelën dhe për arsye të tjera. Bie fjala patjetër që duhet hequr kapelen kur njeriu e takon një “businesswoman” moderne, një grua që është shumë e zonja, dhe kompaninë e vet e ka sjellur në majë të biz-elitës botërore.

Një vit më parë, në Shkurt 2014 Susan Wojcicki erdhi në krye të piramidës gjigante të quajtur “YouTube”. Në një artikull “The Woman Behind The Superlatives…”, artikullshkruesja Nicole LaPorte kishte shkruar: Susan… Kushi?
Dhe se si m’u ngjall buzëqeshja, vallë a nuk janë aq shumë figurantë të mëdhenj të biznesit, dhe për të cilët as idenë s’e kemi se kush janë?

***
“Ajo është quajtur google-rja më e rëndësishme për të cilën ju s’keni dëgjuar kurrë – shkruante tutje LaPorte. Susan Wojcicki e ka sjellur Google në një gjigant reklamatik prej 55 miliardë $. Tani është duke e drejtuar YouTube. Detyra e saj: ta bëjë të njëjtën përsëri, të njëjtën siç pati bërë me Google. Një tjetër kualitet sipëror që i është atribuar Wojcicki-t është Personi më i rëndësishëm në punën e reklamave.” – (Nicole LaPorte)

S. Guraziu – Shkurt 2015 (diç si koment rreth Susan Wojcicki – CEO (Chief Executive Officer) of YouTube

 


Susan Wojcicki – CEO of Youtube – Fotoja: Adam Fedderly