“Letërsia sot ndodhet nën terrorin e tregtisë!” – Akad. Milivoj Solar (Kroaci)
[ Sot mbizotëron retorika ]
…meqenëse filozofia është vetëm një tip i diskursit, atëherë ajo nuk mund ta thotë fjalën e fundit, por këtë e bën pikërisht letërsia, kurse filozofia vetëm e përcjell këtë. Këtu konsekuencat janë tërhequr nga situata në të cilën nuk ka integritet të përvojës. Nëse nuk ekziston një përvojë e tillë, atëherë filozofia shndërrohet pothuajse në një tip letërsie. Prandaj dhe kështu mund të lexohet dhe të dekonstruktohet.
Teza ime është se sot mbizotëron retorika, se ideali i kulturës është zhvendosur në retorikë. Në filozofi ju mund t’i gjeni të gjitha mjetet retorike sikurse në letërsi…
(Bisedë me Akad. Milivoj Solar – Kroaci – Rev. U & Unr. 227, realizuar nga T. Berlek – Përkthyer nga Demë Topalli)

