Sipas mendimit të Ajnshtajnit, “gratë patriotike duhet të dërgohen në frontin e luftës së ardhshme, në vend të burrave. Kjo të paktën do t’ishte një risi në sferën e zymtë të konfuzionit të pafund, dhe përveç kësaj – pse ndjenjat e tilla heroike të gjinisë së bukur t’mos përshfaqeshin ndër “zbatime” më piktoreske… sesa (që viktimizohen ashtu-kështu – shën. im, sg, ap – 2018) në sulmet ndaj civilëve të pambrojtur.” – Albert Einstein – “The World as I See It”)
***
…dmth. sipas Ajnshtajnit (le ta marrim “guximin” të komentojmë, me aq sa kemi kuptuar), duke qenë në frontin e luftës me pushkë në dorë femrat do ishin më të “mbrojtura”, sepse duke sulmuar nënkuptohet dhe mbrojtja, sepse duke qenë të armatosura do mbroheshin dhe vetë – sulmi është mbrojtja më e mirë, të sulmosh është po ashtu diç si strategji e mbrojtjes, heroizmi i tyre s’do shkonte “dëm” duke ngelur në shtëpi dhe duke u vrarë si civilë të pambrojtur (bashkë me pleqtë e me fëmijët), në front femrat do ishin aktive me kontributin luftarak të drejtpërdrejtë, nëse eventualisht të vriteshin (meqë, kuptohet, në luftë duhet luftuar… dhe luftëtarët mund të vriten) herozimi i tyre do ishte heroizëm meritor njësoj si dhe ai i meshkujve, nuk do ishin thjesht “viktima të pambrojtura… ” por do ishin dhe heroina…
(s. guraziu)

