Alexander McQueen – Fustani (i “Korbave”, si Romantikë e Vdekjes), 2009-10

Alexander McQueen (1969-2010) – Fustani (i “Korbave”, si Romantikë e Vdekjes)*, 2009-10
[ Koleksioni “Briri i Bollëkut“, Vjeshtë / Dimër 2009-10 ]

cikli i jetë-vdekjes është pozitiv sepse krijon hapësirë për gjëra të reja” – McQueen

…sipas Andrew Bolton (kryekuratori aktual i Institutit të Kostumeve – Metropolitan Museum of Art, New York) ky fustan është shumë “interesant”, një artikull shumë melankolik por në të njëjtën kohë dhe shumë romantik, qe bërë nga puplat e rosës ngjyrosur të zeza, gjë që i jep përshtypjen e një korbi, ndërsa dihet që korbi është diç si simbol romantik i vdekjes…

…sipas dizajnerit McQueen, madje dhe vetë vdekja është diç romantike – “…është e rëndësishme të merremi dhe me vdekjen, sepse vdekja është pjesë e jetës. Vdekja është diç e trishtë, melankolike por njëkohësisht dhe romantike. Është fundi i një cikli – gjithçka duhet ta ketë fundin e vet. Cikli i jetë-vdekjes është pozitiv sepse krijon hapësirë për gjëra të reja“.

(më vonë, pas koleksionit të fundit “Atlantida e Platonit”, 2010, McQueen pati bërë vetëvrasje)

[ * fustani (i “korbave”, si romantikë e vdekjes) – titulli nga unë… sg, dizajni me pupla të zeza s’ka ndonjë emër specifik, quhet thjesht “fustan” ]

Referencat:
Ekspozita “Bukuria e Egër” (Savage Beauty), The Metropolitan Museum of Art, New York, Maj-Gusht, 2011