Alexander McQueen – Këpucët “Alien-ike”, 2010

Alexander McQueen (1969-2010) – Këpucët “Alien-ike”, 2010
[ Koleksioni “Atlantida e Platonit“, Pranverë / Verë 2010 ]

…bie në sy diç si “gjarpër kurrizor” biomorfik mbështjellur rreth takave, e qartë se ky dizajn “morfologjik” (si miks i formave njerëzore dhe mekanike-alienike) qe frymëzuar nga vepra e artistit zviceran Hansruedi Giger, dikur pjesëtar i ekipit të efekteve speciale për filmin e Ridley Scott, “Alien”, 1980 (atëbotë, rreth 40 vite më parë, Giger qe nderuar me çmimin e Akademisë Amerikane, Oscar).

***
Hansruedi Giger (i njohur si H. R. Giger, 1940-2014) – piktor, skulptor, dizajner, arkitekt interieri; surrealist zviceran, ideator i formës jetësore të trishtë (fantazi tmerruese) në filmin e mirënjohur klasik të zhanrit fantastik “Alien”, për çfarë dhe pati marrë çmimin Oscar në vitin 1980. Në natyrën e veprave të tij si fondamentale merret Estetika Biomekanike, një dialekt mes njeriut dhe produkteve makinale, duke prezantuar një univers në vetvete, paralelisht tmerrues dhe sublim.
(sguraziu)

Referencat:
Ekspozita “Bukuria e Egër”, Victoria & Albert Museum, Londër, Mars-Gusht 2015