Alexander McQueen – “Jellyfish” (Kandil Deti), Pranverë/Verë 2010

Alexander McQueen (1969-2010) – “Jellyfish” (Kandil Deti), Komplet, Pranverë/Verë 2010
[ Koleksioni “Atlantida e Platonit” ]

…me dizajnin e çuditshëm “nënujor” të McQueen pati debutuar Lady Gaga në videon për single-këngën “Bad Romance”, 2009

sipas dizajnerit McQueen, koleksioni “Atlantida e Platonit” parashikonte një të ardhme në të cilën akujt në polet do t’shkriheshin, ujërat do t’ngriheshin dhe… jeta do duhej të evoluonte në mënyrë që njerëzit të jetonin nën ujë (si atlantidasit) ose ndryshe do zhduken. Sipas tij, njerëzimi do t’kthehej andej prej nga kishte ardhur” – madje dhe për vetë McQueen s’kishte “kthim mbrapa” nga rruga e imagjinatës kreative, qe shprehur: “s’ka asnjë mundësi kthimi mbrapa tani. Do t’ju çoj nëpër udhëtime që kurrë s’keni ëndërruar t’jenë të mundshme.”

…dhe vërtet, me koleksionin “Atlantida…” e pati shokuar botën, pak kohë më tutje rishtas “shokim” për gjithë botën me lajmin për vetëvrasjen… kompania (të cilën e pati themeluar në v. 1992) thuhej se në momentin e vdekjes së tij operonte me asete “borxh” prej 32 milionë…

Referencat:
– Ekspozita “Bukuria e Egër”, Victoria & Albert Museum, Londër, Mars-Gusht 2015
– Ekspozita “Bukuria e Egër”, The Metropolitan Museum of Art, New York, Maj-Gusht, 2011