Jean-Michel Basquiat – Floyd O’Brien, 1987

(sguraziu – ars poetica, n 2019)

…”vepra artistike” me pak tekst e Basquiat (me titull “Floyd O’Brien”) qe shitur në v. 2017 (jo më pak por) 519.000 dollarë, pra nëse nesër e arrin (apo dhe e tejkalon) 1-milionshin s’është ndonjë “çudi” në botën “botërore” të art-biz…
(djathtas): Foto nga Tseng Kwong Chi – Jean Michel Basquiat në studion e vet, New York, 1987 (ku shihet dhe “Floyd O’Brien”…)

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – “Floyd O’Brien”, 1987

Nuk di si ta përshkruaj punën time (artin), sepse s’është gjithmonë e njëjta gjë. Është njësoj si ta pyesësh dikend… njësoj si ta pyesësh Miles Davis* si tingëllon trumpeta jote? S’ma merr mendja se ai realisht mund t’ju tregojë pse e luan pikërisht këtë gjë në një pikë të caktuar të muzikës së vet. Je njëfarëlloj krijuesi automatik“. – [ Jean-Michel Basquiat ]

* Miles Davis (1926-1991) konsiderohet njëri nga xhaz-muzikantët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shek. XX.

shih dhe:
Një “Bad Romance” intensive, e stilit “Lady Gaga”!