Andy Warhol (1928-1987) – Gëte, 1982

Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) ishte një shkrimtar gjerman, autor i disa veprave të mirënjohura dhe me ndikim (romane), por ai ishte më shumë sesa thjesht një shkrimtar që krijonte letërsi të bukur, Gëte ishte edhe filozof, edhe politikan, edhe shkencëtar (bie fjala si “shkencëtar” e pati sfiduar vetë Njutnin e Madh, për çështjen e ngjyrave), si mendimtar njihej për qasjen e stilit “carpe diem” (shfrytëzo ditën… duhet vjelur frutat e saj, duhet jetuar mirëfilli gjithë ditën dhe secilën ditë, fizikisht e intelektualisht, madje-madje duhet gjetur kohë për t’lexuar dhe poezi, brenda ditës sëpaku 1 poezi e mirë duhet lexuar, s’ka rëndësi nëse në mbrëmje a herët në mëngjes, një ditë e kaluar pa poezi padyshim do jetë ndonjë aso dite e çoroditur, ditë me “diç” mangut : )
(sguraziu)

Andy Warhol (1928-1987) – Gëte, 1982