Amy King – Krahët e Dëshirës

KRAHËT E DËSHIRËS
Amy King [ 1971, ShBA ]

Kjo është ajo që tingëllon si jashtësi,
patat e shëndosha dhe pulat afrikane
kapur dorë për dore.
Jam 31 vjeç, mjaft e re për moshën time.
Kaq mjafton për t’kuptuar se jam
një laps që kam mësuar si vizatohet
Interneti. I shpjegoj shigjetat
që diagramojnë saktësisht si ndihem,
dhe ju josheni të lexoni në mënyrat
që s’ia dilni akoma. Zvarritja e krijimit
shket ngadalë, njësoj siç ajo ç’është
brendësi kthehet në asgjë, e që mbase
është lartësim ritmik i thelbësores.
Vdekjet e asgjëshme të jetës, orgazmat
“petite” (të vockël), siç pothuaj
e patën thënë francezët por s’ndodhi
kurrë. Fletë-puplat elisore e tejkalojnë
kuptimin klimatik, ndërsa ne me dylbitë,
kureshtarë se si krijesat me flatra
ia dalin ta mbajnë gjakun besnik ndaj
ngrohtësisë, pa një sistem të duhur
izolimi mbështjell me qarkullimin.
Kjo do t’thotë “sans” (pa) yndyrë, kocka
të thjeshta prej druri me qimet ngjitur.
Kryesisht, anise ato pulsojnë në horizontin
e shikimit të pas-ndriçuar, ku ne
i takojmë vetëm metrot me shtrëngime
duarsh, ylberin e filterizuar të elektronikës
së shkarkuar, shtyllat telefonike si pika
arkaike të kontrollit për kulturat
e së shkuarës.
Ato s’kanë ekrane për t’kërkuar
thelb-kuptimet e veta brenda.
Ne rrymojmë nga një kulturë në tjetrën
dhe luftojmë rreckë-qepurinat e racizmit,
klasicizmit, të terroristëve anti-islamikë
mes nesh, me mbulesat e pa-lehtësisë
së plotë trupat tanë pozicionohen
në qëndrime pothuaj të jorezistencës.
Pra, kështusoj krijojmë diç tjetër.
Ngjashëm si në çastet e patkoizuar
të urrejtjes së rreme e pozicionojmë
një përshëndetje të mortit uturitës,
vendosur si urdhër i ekzistencës
dhe shpallim: Këtu jam dhe ky është
manifesti im shprehur duke mos qenë ti,
duke mos shkuar kah i njëjti destinacion
i paqëndrueshëm, duke mos shtruar
pyetje apo duke ribërë pikturat
ardhur në jetë para meje, duke mos
kënduar me notat e banjove tua flluskuese
teksa e përqafon atë personin me dëshirën
rreth shmangies së plumbave, madje dhe
kur drita sapo t’ikën nga sytë e tu, vetëm
pak kohë tjetër dhe shtigjet tona i rreken
përkorjes.
Pra, pulat dhe patat na bëjnë të mendojmë
sa i përket ndihmës jashtësore, se si i rrahin
krahët dhe lëvizin me lehtësinë yndyrore
para trenave, përtej bllok-thertores, deri tek
dimrat e uritur të përbindshave fundimtarë,
madje dhe teksa ulen ashtu në telnajat
sipri kokave, ne vazhdojmë me ankesat,
vrasës, të distancuar, të pagojë.

– – –
© Amy King – Burimi: Poetry magazine (Janar 2014), Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2020