Nderimi i Naimit (në pullat postare) nga Irani, 1997

SGuraziu – AP, Shkurt 2020 (Koment)

…vetë s’e dija, por Naimi qe nderuar me portretin në pullat postare të Iranit (foton e gjeta në faqen e Fb – Na ishte njëherë.AL – një dikush aty tek postimi kishte komentuar: “e paskan përmendur se ishte musliman, pa ditur në ishte praktikant ose jo!” – m’u ngjall buzëqeshja, motivet për nderimin nga pala iraniane qenkan bërë të qarta në vetë pullen: “musliman shqiptar – poet që flet persisht” – gjithsesi le ta kthejmë pakez “traken retrospektive”, jo si analizë por thjesht si koment për “hir” të historisë…

…në v. 1997 s’kishte më “enverizëm” ashtu siç na ishte për disa dekada në fuqi (komunizmi pati rënë tashmë dhe ekonomia, shoqëria e politikat ishin në proces e sipër të liberalizimeve), e 1997-a ishte ai viti i rëndë i anarkisë shqiptare, ishte viti i tragjedisë së Otrantos, viti i trazirave dhe i zhgënjimit në shkallë te gjerë, thuhej se ndoshta gjysmë milioni armë qenë vjedhur nga depot e policisë e të ushtrisë, do kishte luftime mes policisë e rebelëve gjithandej, ndërtesave të shtetit, institucionale e të qeverise u vihej zjarri, do shpallej gjendje e jashtëzakonshme, të zhgënjyerit e “skematikes” piramidale, të zhgënjyerit e skemave të turpit do ta mbanin kryeqytetin nën kontroll me javë, në jug të vendit kacagjeloseshin lloj-lloj rebelësh e bandash, me mijëra e mijëra shqiptarë do ia mësynin detit drejt Italisë dhe Evropës, revistat dhe mediat e mbarë botës të mbushura me lloj-lloj fotosh e raportesh të mjerimit socio-politik, thuase për revistat e Evropes ishte diç jashtëzakonisht “senzacionale” të merreshe me foto-raporte sheshesh, me skena trazirash ballkanike e të shkatërrimit, me anijesh të sterngarkuara me njerëz e me skamje, gjendja shqiptare do tendosej aq shumë sa vende të ndryshme si Gjermania dhe ShBA do ndërmerrnin “operacione” emergjente, me lloj-lloj kodesh ushtarake për evakuimin e qytetarëve të tyre…

…tashmë duke iu kthyer Iranit dhe Naimit në pullat e postes, si supozim, trashëgimia e “mentalitetit komunist” padyshim disa gjera vështire t’i kapërdinte, nderimin e Naimit enveristët e stalinistët e nostalgjisë shqiptare mund ta kenë parë me nënqeshje cinike, si dikur por dhe sot e kësaj dite (padyshim në cilëndo kohë) xhaxhikuqët e kanë paksa të vështirë ta konceptojnë “fenë”, besimin e zotin… qëkur sipas marksizmit “feja është opium për popullin”, natyrisht patriotët, nostalgjikët, ekspertet e shqiptarizmit “enverist” të asaj kohe, hipotezave të veta mund t’u jepnin sa andej sa këndej, mirëpo për Iranin si republikë islamike shteti qeveriset me “kushtetutën” e religjionit (totalisht diç e kundërt me mentalitetin e shtetësisë komunistike, apo jo, në kohën e diktaturës së komunizmit me kisha e xhamija thjesht i patën bërë kino e magazina për drithrat, ndërsa, natyrisht, për demokracitë e konsoliduara perendimore feja duhet t’jetë dhe është e ndarë nga shteti… ja që për Iranin vlente (dhe ende vlen) totalisht e kundërta, shteti dhe mbarëvajtja sociale-ekonomike sipas Iranit mbahen dhe avancohen me moralin e fesë, revolucioni islamik jo vetëm se është histori revolucionare e suksesit në vete, por dhe është dëshmi alternative e kuptimësisë “demokratike”, alternativë me vulën legjitime nga vetë perendia (mund ta kontestosh, por filozofikisht do ishte ngjashëm bie fjala si ta kontestosh legjitimitetin e “royalist-eve” të saud-izmit arab, madje as vetë Irani s’i ka punet aq mirë me saud-istët, është një lloj rivalërie e paparë mes tyre, një lloj lufte e “ftohtë dhe e nxehtë” njëkohësisht, gjithsesi kjo do ishte temë totalisht politike-analitike, andaj ruana zot, sa më laaaarg politikave : )

…kështu që nga Irani Naimi qe nderuar kryesisht sepse e dinte persishten si poet dhe se shkruante bukur, s’kam si ta kem sigurinë absolute por s’ma ndalon kush të supozoj, të them si “shkas”, si ide sa i përket nderimit të Naimit, për Iranin mund t’ketë qenë pikërisht katrahura dhe buzë-anarkia shqiptare e asaj kohe, siç thashë më lart mediat e gjithë botës e “pasqyronin” mjerimin dhe situaten e veshtirë ku qe katandisur Shqipëria e 1997-es, s’kishte as Irani pse t’na shtirej se gjoja na i paskan “veshët plot lesh”, se nuk ditkan gjë – afërmendsh, nga perspektiva jonë, sa për letërsinë shqipe… e lehtë ta cilësojmë si “babai i romanticizmit të vjershërimit shqip”, e lehtë të krenohemi me trashëgiminë e poetikave naimiane, pa Naimin sikur s’do kishte kuptim ai “gurthemeli” i letërsisë…

[ fotot: operacioni amerikan në Shqipëri, “Silver Wake”, 1997 – evakuimi… ]

[ teksti më poshtë dhe grafika e Naimit (pulla postare) nga faqja: Na Ishte Njëherë.AL ]

Rilindasi i madh shqiptar Naim Frashëri, përveçse ka shkruar në gjuhën turke e greke, ka qenë edhe mjeshtër i madh i gjuhës persiane. Vepra e tij lirike “Tehajjulat”, (Ëndërrimet 1885) dhe gramatika e gjuhës… më shumë persiane ka pasur jo pak jehonë. Për këtë arsye, poeti shqiptar kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë. Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Naim Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.