Kristalet Swarovski dhe Hollivudi

(sguraziu – ap, 9 shkurt 2020)

Sonte shkëlqimet e Oskar-mrekullisë padyshim do jenë “shkëlqimtare” si kurrë ndonjëherë më parë – skena për ceremoninë e 92-të “Academy Awards” qenka realizuar nga Jason Sherwood dhe i cili i paska përdorur jo më pak por 40.000 kristale “austriake”…

“Swarovski, fabrikuesi i famshëm austriak i kristaleve, bashkëpunon dhe një herë me Oskarët për t’sjellë në skenë një element të magjisë së shkëlqimit, këtë vit kompania i ka vënë në dispozicion më shumë se 40.000 kristale për ta mundësuar realizimin e vizionit të dizajnerit Jason Sherwood…” – paska shkruar autori Mayer Rus në një artikull të ArchitecturalDigest – woooow… sikur po thosha mëvete, lum si yjet e si shkëlqimi, do na i merrkan sytë sonte, qebesa me 40.000 kristale do shkëlqeja dhe unë vetë, pa qenë yll fare 🙂

[ Info: Mayer Rus – architecturaldigest / Fotot: Linda Pianigiani – Swarovski ]