Pieter Angellis – Tregu Covent Garden, Londër, 1726

Pieter Angellis (1685-1734) – Tregu Covent Garden, Londër, 1726

…për më shumë se 300 vjet “Covent Garden” ështe tregu kryesor për frutat, lulet dhe perimet e Londrës, ndërsa dihet që Londra është një metropol marramendës prej 8-9 milionë banorësh – sipas piktorit Pieter Angellis kështu dukej në v. 1726, sipas fotove pas 3 shekujve pamja ka ndryshuar “pakëz” ama ende është ai i njëjti treg, furnizuesi kryesor i metropolit – kuptohet, planet dhe vizioni për urbanistikat e reja nuk i shqiten Londrës, se mos vetëm Londrës, secili qytet i botës duhet t’jetë në hap me kohën, bie fjala edhe tregu i Tiranës është modernizuar, “Pazari i ri” daton që nga vitet ’40 (të shek. XX) ama para 4-5 vitesh qenë bërë plane e investime, dhe tashmë modernizimi urban e ka përqafuar sheshin Avni Rustemi, me tregun e ri tashmë s’e fsheh krenarinë as vetë qendra e Kryeqytetit (dmth. qendra si “qendër urbane”, pa politikat, pa mburrjen e politikanëve të “Bashkisë”, a të Tiranës në përgjithësi 🙂 – njësoj pra, edhe e nesërmja londoneze ka nevojë për një treg që “akordohet” me urbanistikat e së ardhmes…
(sguraziu – ap, shkurt 2020)