“Wunderkind” – Saul Kripke, Terence Tao

nëna më ka thënë se njëherë duhet ta mbaroj shkollën (filloren) dhe të vazhdoj të mesmen…” – Saul Kripke, si përgjigje në ftesën të aplikonte për pozicionin e “profesorit” në Harvard 🙂
[ fotot ngjitur: Saul Kripke, filozof amerikan – dhe Terence Tao, matematikan australian-amerikan ]

***
…për matematikanin Terence Tao dija relativisht mjaftueshëm, e dija ç’është “wunderkind”, e dija se psh. Mozarti pati fillluar 4-5 vjeç madje të kompozonte, e dija se dhe Tao ishte diç ashtu në fushën e vet, por meqë “matematikan” sikur mjaftohesha me aq, gjërat konkrete si info rreth karrierës së tij më dukeshin irelevante, mjaftohesha me faktin e gjenialitetit – rastësia më hodhi sonte tek “curriculum-i” i tij, kur njeriu sheh në detaje se ç’ka kontribuar ai në lëmin e matematikës, sa çmime e mirënjohje i ka fituar, 21 vjeç doktor-filozof (PhD), 24 vjeç Profesor, gjithë UCLA e Kalifornia, Amerika e Australia, dhe mbarë bota e shkencës krenohet me të etj etj. ku di… padyshim s’duhet thënë gjë, s’duhet shkruar kurrë gjë, duhet heshtur përgjithmonë, e vetmja gjë që mund t’jetë sadopak “ngushëllim” është fakti që aty-këtu shkruaj dhe vjersha, skica poetike, poezi e këso, nganjëherë njeriu mund t’pretendojë tërë jetën se na qenka “poet”, nga ana tjetër ka dhe të tillë që heshtin gjithë jetën, s’di kush se ekzistonin (vallë ai portugezi Pessoa a nuk e pati lënë një sënduk me letrash, me pluhur e merimangash), për poetët shpesh ndodhë që tek pasi t’kenë vdekur të konfirmohet me siguri nëse ia vlen diç apo jo, tekefundit për poetin Pessoa bota mori vesh tek kur pati ikur – dmth. me sigurinë e plotë dihet vetëm “post mortem”, fati që mirënjohja për poetët vlen dhe pas vdekjes, “ndahet” dhe kur t’kenë ikur në botën tjetër, është fare ndryshe psh. me Nobelin së këndejmes : )
(sg – ap, mars 2020)

https://en.wikipedia.org/wiki/Terence_Tao