AKEP-it i duhet një flotë satelitore komplet !

“…në fillim të vitit 2018 (në Shqipëri kishte) më shumë se 5.9 milionë përdorues të telefonisë celulare, në një vend me popullsi prej rreth 2.9 milionë banorësh…” – [ Peizazh i Medias Online, 2018 ]

…si duket shqiptarët mjaft të “vartësuar” nga celularizmi telefonik, e qartë se jashtëzakonisht “komunikativë” dhe asfare statikë, përkundrazi mjaft “mobilistikë”, padyshim me biz-cikërrima e me punë serioze i kryejnë elektronikisht, andaj duhen lloj-lloj connections… qoftë për biz-praktikat qoftë për social-izmat e sheshit, i bie që dhe foshnjat, yllkat e fatosat, vocërrakët e çerdheve anembanë vendit t’i kenë nga 2, apo sëpaku 1 telefon e gjysmë në xhep, nëse jo… nëse e largojmë pra kategorinë e vocërrakëve, s’shembet bota statistikore… ja do i largojmë dhe pleqtë, atëherë mesatarja e celularizmit shqiptar i bie të jetë 5 sosh e më shumë për frymorët e rritur, dmth. fjala do jetë për çupërlinat, për adoleshentët në përgjithësi… për vajz-urinë e djelm-urinë, për grarinë e burrërinë – ç’të thuhet pos “wow”, forzaaa Shqipëria, s’jam duke u përzier në “punët e brendshme shqiptare” por qebesa AKEP-i më mirë ta blejë një satelit të vetin, ose akoma më mirë një flotë satelitore komplet, do mburrej e gjithë Shqipëria me tekno-avancimet, me paratë e “qerasë satelitore” do mund të bliheshin avionë e raketa, do mburrej dhe vetë NATO me tekno-vizionin shqiptar, pse të pahuhet qeraja satelitore për yllkat e fatosat! – hm, sa dëm që me rrogat modeste të shqiptarëve pasurohen lloj-lloj xhepash satelitor (kryesisht biz-akrepash shqiptarë, tregtarë fort të zotët me elektronikat, dhe evro-amerikanë ashtu-kështu të pasur : )

[ burimi: “Peizazh i Medias Online në Shqipëri, 2018” (Kush është kush në median online – raport prej 212 faqesh) – ndërsa burimi i tyre, të dhënat e tyre bazuar në AKEP – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë (mirëpo dokumentin e cekur të AKEP “Raport_T1_2018” s’pata mundur ta gjeja në linjë – kartolina që shfaqej në adresën e dokumentit të AKEP, apo ndoshta adresë e OSFA (Fondacioni Shoqëria e Hapur), thoshte: “ndaji njohuritë me të tjerët, është një mënyrë e arritjes së pavdeksisë” – Dalai Lama XIV – ja pra, s’është përzierje në “punët e brendshme shqiptare” assesi, por thjesht i ndava “2 centët” e celularizmit ]
(sguraziu – ap, mars 2020)