(Lidhur me epideminë) – Jam lutur për Ballkanin!

…dy javët e fundit m’u imponua të lexoj ndoshta 1 roman infosh lidhur me virusin (sa dëm të uzurpohet “kapaciteti” i kokës me gjërash të tilla, nëse t’kisha lexuar librin… e Ajnshtajnit, padyshim do isha bërë më i mençur, në vend të… info “uniforme” të qeverisë rreth preventivës e kujdesit, të cilat s’janë pak por të gjata sa vetë muri kinez, pastaj artikuj e lajme nga media të ndryshme, e çmos) – para ca ditësh mediatikët perëndimor e patën shprehur një lloj “admirimi” rreth efikasitetit shtetëror të Kinës për masat “lockdown”, për aftësinë e “izolimit” në shkallë aq të madhe (e gjithë bota do mësuakan nga kinezët), fjala është për mbylljen e një zone prej 60 milionë banorë, theksohej pastaj se diku tjetër pothuaj s’do ishte i mundur një “lockdown” në atë shkallë… ose do duhej sakrifikuar tepër shumë, në Kinë qenka e mundur sepse atje ende me aso “spiunësh të lagjes” (diç ngjashëm si në kohën diktatoriale të xhaxhi-hoxhës, s’guxon kush as “gëk”, pasi spiuni mund t’jetë vetë xhaxhi yt) – po imagjinoja popullatën kineze dhe po e krahasoja me popullsinë 500-milionëshe të Evropës, shtoja pastaj qindra milionat e Amerikës, Australisë, Kanadasë, Rusisë… të gjitha së bashku thuase prapë s’do bëhej “gjysma” e Kinës, po thosha e çfarë nëse virusi t’ishte “nisur” diku në Ballkan, të gjitha shtetet ballkanike ndoshta s’do bënin sa ajo provinca e izoluar kineze… zor t’jenë 60 milionë, e megjithatë ec e karantinoje gjithë Ballkanin, s’ka shans t’i bindësh të ngujohen brenda, ruana zot… jo Ballkanin, please o zot, sepse s’ka më as “spiunë kineze as të xhaxhit”, vështirë ta izolosh totalisht, protokolet emergjente zor t’i realizosh 100%, “lockdown a la kinez… is mission impossible”, perëndimorët e veriut nuk euforizojnë, anglezët, holandezët, suedezët… etj janë të qetë e të “ftohtë”, funksionojnë sepse i respektojnë detajet, s’bëjnë shaka me aso formalitetesh “kot”, mirëpo jugorët e Evropës thjesht paksa më të “nxehtë”, ndryshe spanjollët… bie fjala as italianët s’janë “frikacakë”, spitalet mbushur por ende sikur s’e marrin bash përnjëmend, pa le ballkanasit hiç se hiç, s’i frikëson dot, malazezët dhe mund t’jenë “frikacakë” sepse janë pak (i akomodon të gjithë në karantinën e kryeqytetit), mirëpo do na i frikësosh grekët e shqiptarët me gjërash të “padukshme” mikroskopike, ajme… madje as nëse virusët t’ishin drangonj kinez – shkurt, i bie se jam lutur për Ballkanin, uroj t’mos jetë kurrë nevoja për “lockdown”…
(sguraziu – ap, mars 2020)