Maksim Mrvica – “Fluturimi i Brumbullit” (Rimsky-Korsakov, 1900)

[ Maksim Mrvica – “Fluturimi i Brumbullit” (Rimsky-Korsakov, 1900) ]

…se gishtat e pianistit kroat Maksim Mrvica mund t’fluturojnë si “fluturat”… kuptohet kjo, vërtet gishtat e tij janë disi të maksim-izuar, mund t’fluturojnë dhe si “brumbujt, si grerëzat, e si bletët”, ose madje t’kërcejnë dhe si “karkalecat”, nga tasta e skajit në më të skajshmen, shkurt… sa i përket “brumbullimit” jo gjithkush mund t’i “afrohet” – Mrvica e pati publikuar në v. 2003, versioni origjinal tingëllon pakëz më “ndryshe”… por më doli një version i “sferës kineze” të Youtube, version i “pop-sintetizuar” (le ta quaj) i vitit 2012 – të gjitha germat “kinezisht”, Mrvica andej kah Lindja është fort i popullarizuar, dmth. do jetë video nga koncertet e tij andej…

[ origjinali klasik : Charles Reiner & Nikolai Rimsky-Korsakov – Fluturimi i Brumbullit, 1900 ]

( nuk funksionuaka video nga Youtube, nuk u shfaqka… s’do “lidh” kurrë më diç nga Youtube : )

(një ekzekutim i “brumbullit” nga një orkestër shqiptare – ma hodhi Youtube aty “ngjitas” )
Fluturimi i brumbullit – K. Alia – Ndermendje 2014