Pikasizmi si stil i “shpikur”, dhe Baskiatizmi si stil i “lindur”!

(sguraziu – ars poetica, j 2020)

( J-M Basquiat – para Luftes II Botërore kishte shumë më pak qenë… tashmë e kemi katranosur e nxirosur )

…si një vizatues absolutisht unikal, si një artist i lindur (autodidakt), si kategori e mëvetësishme në historinë e artit (kategori ku vështirë të “hyjë” ndokush tjetër përveç tij), si vizatuesi ndoshta më “karakteristik” dhe me stilin e papërsëritshëm, i cili ia kalonte dhe vetë babaxhanit të “modernes” Picasso, them kështu pasi Basquiat pothuaj sikur pati lindur me “stilin” e vet, me baskiatizmin (le ta quaj: baskiatizmi), ndërsa Picasso sikur pati hequr të zezën e ullirit duke u vërtitur, sikur gjithë jetën iu desh të eksperimentonte dhe ta zhvillonte “pikasizmin“, Picasso është marrë me fazat e veta gjatë gjithë jetës, herë e rrotullonte e herë kërkonte diç, herë e pllakoste “bluja” e herë zverdhej, me dedada e dekada duke parakaluar në arenën e artit, ndërsa Basquiat me art është marrë vetëm 1 dekadë të vetme, brenda 10 viteve i pati lënë mbrapa (ku ta di tani saktësisht… por) mbi 2000 punime, qofshin vizatime, skica etj… natyrisht gjatë karrierës së shkurtër artistike, aty-këtu i ka portretizuar (karikaturizuar) dhe artistët, ndër ta dhe babaxhanin e “shkarravinave” vizatimore, të madhin Picasso, pastaj mikun e ngushtë Andy Warhol, këtë patjetër… e madje dhe vetë Leonardo da Vinçin – nga ky i fundit Basquiat dhe është “frymëzuar”, në kuptimin siç bëjnë pafajshëm fëmijët, me maniret, gjoja duke imituar maniret, duke bërë si të mëdhenjtë pararendës, afërmensh se mahnitej me vizatimet e Leonardos, ka mjaft vizatime të tij ku mund të hetohet “influenca” ideatike e Da Vinçit… gjithsesi, në këtë vizatim (shih ngjitur – ku ka shkruar emrin e Da Vinçit) Basquiat gjoja sikur merret me para-studim, me skicim detajesh, me notash shkurt apo shënimesh (njësoj siç bënte dhe Da Vinçi, bie fjala në Codex Leicaster, Codex Atlanticus, apo gjithandej nëpër fletoret e veta), ndër të tjera Basquiat ka shkruar: “karburante, naftë, thëngjill, gas në kanaqet“, pastaj (gjoja si Q – Question, si pjesë e Pyetjes) “nëse para Luftës 2-të Botërore ekzistonin 1/3 e qenëve…” (dhe dmth sikur tani na qenkesh rritur numri i qenëve aq shumë, sa mos pyet), dhe plus nëse ujësjellësi “shtiret” sikur sjell + ujë të ngrohtë, atëherë pra ia paskemi “tejkaluar” kulmit të katranizimit, e qartë se e paskemi katranosur e nxirosur 🙂
Katranizim… apo madje dhe asfaltizim, quaje si të duash. Teknologjia dhe miliona e miliona makina, ndër to as tankset e ushtrive të botës as avionët s’ecin me ujë. Dihet që bitumeni i cili përdoret për asfaltin e gjithë botës dhe është “derivacion” i naftës.

I ngrati Basquiat, uroj që për vizatimin e koduar “Leonardo da Vinçi” t’mos jetë frymëzuar pasi, eventualisht, ta ketë tradhtuar uji i ngrohtë në banjo, por e qartë se ai e vriste mendjen, ishte i preokupuar e ndoshta dhe i lodhur nga lajmet mediatike, nga prapaskenat e TV-politikave, vetë TV-kanalet ndoshta janë pronë e magnatëve të naftës, e ndjente dhimbjen, bota industriale është e vartësuar nga nafta dhe e qartë se energjitikat i diktojnë dhe politikat e shëmtuara, ky vizatim i tij s’ishte ndonje klithmë “nihilistike” as diogjenike, por një aso klithme e beftë artistike, 6 vite më vonë do ikte… do i thoshte lamtumirën jetës, famës dhe gjithçkaje, vetëm 2 vite pas vdekjes se tij, në v. 1990 filloi operacioni i koduar “Mburoja e Shkretëtirës” si parapërgatitje për operacionin e koduar “Stuhia e Shkretëtirës” (njohur si luftë me Irakun, ose si Lufta e Gjirit)…

[ ngjitur: Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – Pa Titull (Leonardo Da Vinçi), 1982 ]

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – Pa Titull (Leonardo Da Vinçi), 1982

 

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – “Flash” në Napoli, 1983

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – “Flash” në Napoli, 1983