Jean-Michel Basquiat – Pa Titull (Mona Liza), 1983

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – Pa Titull (Mona Liza), 1983

(sg – ap, j 2020)
…edhe Basquiat e pati vizatuar Mona Lizën, jo vetëm dadaistët dikur, mirëpo ky nuk qe talluar me “Xhokondën” e pafajshme, ky s’i ka vënë mustaqe siç pati bërë M. Duchamp, S. Dali e të tjerë (ndoshta diç si mjekër, por sa për llullë… as që do i ketë vajtur mendja), nëse patjetër të duhej mustaqe ky padyshim do ia vënte këngëtares Madonna (ish- të dashurës, e cila sapo e kishte lënë, dhe ky desh pati plasur nga “inati” – më vonë Madonna do t’bëhej super-yll i muzikës, do katapultohej si pop-mbretëreshë në skenën globale, dhe ironia është se Basquiat e dinte, e kishte parandjerë, “she’ll be a big star” – qe shprehur), jo pra… s’kishte asnjë arsye për “mustaqe”, as Madonna as Mona Liza, patën shpëtuar – Basquiat padyshim qe tallur me “politikat monetare të Federal Reserve, të ShBA”, sipas tij Mona Liza ishte një ikonë e denjë për një banknotë 1-dollarëshe, ama që asocionon disi dhe 2-miliardëshin, dhe me të cilën banknotë mund të paguhen të gjitha borxhet publike + private të amerikanëve…

[ djathtas: artisti Basquiat dhe pop-këngëtarja Madonna, padyshim shkrepur gjatë v. 1982 derisa ishin së bashku ]

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – Pa Titull (Mona Liza), 1983