Andy Warhol (1928-1987) – Pa Titull (Një puthje të madhe Elizabetës)
(yjet e show-biz s’bëjnë siç bëjnë politikanët në Fb “më duaj vetëm ti mua, unë ty fare…”, larg qoftë)
…ylli i madh i Hollivudit, Elizabeth Taylor kishte panumër fansa gjithandej nëpër botë, dihet kjo (aty-këtu ndoshta dhe ndonjë të dashur, why not : ) psh. dhe vetë aktori (më vonë, President) Reagan ishte “fans” i saj, ose ai këngëtari Bob Dylan desh pati ngelur pa mendjen, “tinëz” lloj-lloj këngësh, poezish e serenadash ia kushtonte asaj, bota akademike e “kapërcen” këtë punë duke heshtur ama s’duhet mohuar, Nobelin që e fitoi Dylan për Letërsi në v. 2016 padyshim e pati “fituar” sepse atyre të Akademisë suedeze u patën bërë përshtypje “serenadat” per bukuroshen Taylor, ose dhe vetë këngëtari Michael Jackson i niste lloj-lloj dhuratash e kartolinash… e kështu me radhë, lista e fansave padyshim do zgjatej deri n’Hollivud – dallimi mbase është se për yjet si Elizabeth Taylor, Marilyn Monroe, Michael Jackson e këso, adhurimi është fare jokushtimisht dhe i ndërsjell (absolutisht reciprok), secila palë është “fans”, s’ka qasje psh. siç bëjnë politikanët në Fb “më duaj vetëm ti mua unë ty fare, meqë unë jam dikushi e ti askushi, mirëpo s’është aq tragjike pasi tekefundit je fans, adhurues i shkëlqimit tim, si fans ty të takon t’më bësh “lajka” ndërsa unë ty kurrë etj etj. – larg qoftë, ruana zot, yjet e show-biz kurrë s’bëjnë ashtu, tjetër janë politikanët… e fare diç tjetër yjet : )