Guillaume Seignac (1870-1924) – Sekreti i Amorit (Dashurisë), ~1889-92
[ dhe piktura tjeter, “Sekreti i Kupidonit (Dashurisë)”, dmth. prapë njesoj… Kupidoni (me emrin latinisht Amori, ekuivalenti pararendës i grekëve ishte Erosi) – perëndi romake i dëshirës, i dashurisë erotike, seksualitetit, i tërheqjes (joshjes) fizike, prekjes, butësisë… shpesh supozuar t’na ishte i biri i vetë perëndeshës “supreme” të dashurisë, Venerës (dmth, Afroditës greke, apo Afërditës – nga e cila e kanë “origjinën” dhe vetë romakët, dmth. nëpërmjet dashurisë së saj me bariun trojan) dhe i biri i perëndisë së luftës, Marsit romak (dmth. Aresit të grekëve, atij “sherraxhiut” te madh, shkaktarit të luftrave, të zënkave e këso : )
(sguraziu – ap, mars 2020)
Guillaume Seignac (1870-1924) – Sekreti i Kupidonit (Dashurisë), ~1889-92


