Charles Uzzell-Edwards – Marlene Dali, 2012

Charles Uzzell-Edwards (“Pure Evil”, pseudonim) – Marlene Dali, 2012

(pak fjalë – sguraziu, ap j 2020)
…thuase që të përputhej me ultra-intelektualizmin anti-xhokondist të Dadaizmit, pop-artisti britanik i ka vën mustaqe bukuroshes Marlene Dietrich, dmth. në stilin e ngjashëm me të dikurshmen “Dali Mona” të Salvador Dalit – siç e dimë, pas Marcel Duchamp, edhe Dali thjesht ia pati shtuar mustaqet Mona Lizës, madje Dali pati provuar dhe të shpjegonte rreth motiveve të dadaistëve, sipas tij “dadaizmi” e pati “sulmuar” Mona Lizën në dy fronte, njëri nga frontet ishte i lidhur rreth “hipotezës” jashtëzakonisht të guximshme frojdiane (S. Freud, 1991) për fantazinë erotike në nëndijen e Leonardo Da Vinçit, fantazi erotike për vetë nënën e vet, dmth. Freud e kishte fjalën për libidon davinçiane dhe “kompleksin e Edipit”.

Gjithsesi, për mua personalisht hipoteza frojdiane s’ka ndonjë “vlerë”, s’po them komplet nonsens por sikur u ngjanë atyre hipotezave “shkencore” të Stephen Hawking për “Vrimat e Zeza” kozmike – sorry dear Freud 🙂

[ copëza më poshtë shkëputur nga: “Anti-Xhokondizmi – Mustaqet nga Picabia, mjekërza nga Duchamp!” – S. Guraziu – Ars Poetica, M 2019 (Mona Liza dhe Dada-parodizimet – Vështrim eseistik) ]

| – – –
Nuk dihet nëse për Duchamp të ketë qenë i njohur trajtimi satirik i Mona Lizës në v. 1887 nga Eugène Bataille. Rreth 30 vite më vonë, në v. 1919 Marcel Duchamp e merr një kartolinë të thjeshtë postale ku figuron Mona Liza, gjoja si “objekt i gjetur” (objet trouvé), ia vizaton një palë mustaqe dhe një mjekërzë-majucë, natyrisht ia vë dhe titullin (pothuaj diç si titull i koduar) “L.H.O.O.Q.”!
[ … ]
Në stilin e njëjtë me Duchamp, disa dekada para tij, E. Bataille pati parodizuar me Xhokonden e ngratë, parodizimi nga ky do t’vinte në jetë jo duke i shtuar mustaqe, por duke ia huazuar një llullë…
Jo vetëm para Duschamp, edhe disa dekada pas tij, në v. 1954 Salvador Dali po ashtu parodizon me Mona Lizen duke krijuar një autoportret “a la Dali-Mona”. Me metodën identike “fotoshop-ike” të epokës internetike, Dali e pati dyzuar surratin e vet (shkrepur nga Philippe Halsman) me fytyrën e Mona Lizes.
Dhe rishtas, jo vetëm Dali, edhe Fernand Leger, Rene Magritte (e edhe ndokush tjetër…) patën eksperimentuar me LHOOQ-parodizimet, secili në mënyrën e vet.
| – – –