Marilyn L. Taylor – Safizma Veror

Marilyn L. Taylor

SAFIZMA VEROR
Marilyn L. Taylor [ 1939, ShBA ]

Ndoshta gjërat janë më mirë
nga ç’imagjinojmë, nëse gypth-goma
e brendshme ende mund t’na bartë
poshtë gjarpërimit ngulfatur nga degët
e drunjëve, siç është lumi Wisconsin –

larg, nga sporet e bakterieve turiste.
Derisa me këmbët si tentakula
gjysmë-zhytur, gjymtyrë kalavarur
nën sipërfaqen ujore,

jemi si krijesat jovertebrore, tek
lundrojnë në një pikëz kozmike – karvan
amebash gjigante pa kuptimin
e mprehtë të drejtimit

Thuase njësoj me fillimin e evoluimit
mbrapsht: gjitar, zvarranik, pjalvor,
protozoon – drejt asaj supes së errët
zanafillore që në dukje duam ta arrijmë.

Zbavitëse, se si uji i ngrohtë në gjuhën
e vet amtare secilës qelizë
do t’ia pëshpëritë sekretet – ndërsa ne,
kolektivi, sapo kemi filluar
t’i zbërthejmë gjestet.

– – –
© M. L. Taylor – Burimi: “Poetry” (Magazine), 1999 – Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019