Naomi Shihab Nye – Djegia e Vitit të Vjetër

DJEGIA E VITIT TË VJETËR
Naomi Shihab Nye [ 1952, ShBA ]

Letrat gëlltisin veten brenda sekondash.
Shënimet si miq lidhur në dorëzen e derës,
letrash transparente kuqndezur,
fishkëllejnë si krahë mole,
njësohen me ajrin.

Aq shumë e secilit vit është e ndezshme,
lista perimesh, poezi të pjesëshme.
Flakë-portokallia drithëruese e ditëve,
aq pak është si gur.

Aty ku kishte diç dhe befas s’është më,
një mungesë këlthet, feston, lë pas një hapësirë.
Vetë ia filloj rishtas me numrat më të vegjël.

Vallëzim i shpejtë, përzierje kuturu
e humbjeve dhe ikjeve,
vetëm gjërat që s’i kam bërë
kërcasin pasi flakërimi vdesë.

– – –
© 1995 N. Sh. Nye – Burimi: Words Under the Words: Selected Poems, 1995 , via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019