Urimi për botimet, dhe gjoja “justifikimi” për mosbotimin!

Urimi për botimet, dhe gjoja “justifikimi” për mosbotimin, koment në Fb – 24 Dhjetor 2019

Urime autorit, Urime Enkelejdit !
(me dekada ngela duke uruar për daljen ne drite te librave, gëzohem për botimet e të tjerëve mirëpo vetë as idenë s’e kam si botohet libër, ç’është e drejta, vitet e fundit dhe mund t’kenë ndryshuar gjërat, s’dua t’hyj në hak, por qebesa përpara botuesit shqiptarë gjithmonë kërkonin lekë, thoshin kaq e kaq kushton… ta thoshin troç ende pa ia nisur “biznesit”, ky fakt hooop më bllokonte, sikur ndizej diç si dritë e “kuqe”, nisja ta vrisja mendjen… nëse botuesit thonë se duhet paguar vetë (për printimin e 300 a 500 kopjeve, dhe i cili do quhej “botim”), padyshim S’KANË GJETUR DIÇ që ia vlen brenda librit… kështu që s’ia VLEN as të botohet, pse do ndërmerrnin ata të ngratët të shenzohej letra, pse duhej çoroditur ai cikli “green”, pse të botohej diç që s’ia vlen dhe të hidhej në treg për t’i “mashtruar” lexuesit me gjëra të pavlera? jo pra, nëse libri yt s’ka vlera sa për ta “botuar vetveten” duhet ta kuptosh pse-në e lekëve (të nevojshme për shpenzimet e printimit), përveç nëse ego-ja dhe krenaria të shtyn që patjetër të mburresh se ke botuar libër (dhe kështu, dmth. kurrë s’pata shansin të botoj, sepse sikur vetë logjika i “zaptonte” të gjitha arsyet : )