Migrimi Kosovar, 1969-2011 (Raporti i 1-rë sipas ASK, Prill 2014)

(sguraziu – ap, prill 2020)

(në v. 2011 mbi 20% e popullsisë kosovare jetonte jashtë Kosovës, por ndoshta dhe më shumë… atëherë numrin më të madh të emigrantëve e kishte Suhareka, afër 47% të popullsisë jetonte jashtë venditdesha të shtoj se fort “ngushëlluese” që në raportin kosovar s’përmendet Lulandia, s’ka dert që më kanë harruar mua, ama hm… ka ca mijëra kosovarë dhe në Lulandi : )

Bazuar në standarde ndërkombëtare për regjistrime, Kosova për herë të parë e realizoi regjistrimin e popullsisë në v. 2011, s’vonoi dhe nga ASK (Agjencia e Statistikave të Kosovës) do përgatitej Raporti i parë mbi Migrimin Kosovar, raporti qe publikuar në Prill 2014.
Sipas të dhënave në dispozicion (theksonte ASK) Kosova i kishte 380,826 persona jashtë vendit, 21.4 % e popullsisë jetonte jashtë Kosovës. Shkalla e emigrimit për v. 2011 ishte 214 (apo 214 emigrantë në 1.000 banore) derisa shkalla e imigrimit ishte 72.3 (apo 72.3 imigrantë në 1.000 banorë)

Notë:
…në raportin në një vend cekej se ASK ishte e “vetëdijshme” që statistikat mund t’mos përputheshin bash 100% me të dhënat faktike. Gjatë v. 2013 ASK paska kërkuar zyrtarisht nga vendet kryesore të dhënat (10 shtete, ku është e koncentruar diaspora kosovare)… Sipas ASK, të dhënat e dërguara nga këto shtete flisnin për një numër të vogël të popullsisë kosovare, krahasuar më të dhënat që ishin grumbulluar gjatë regjistrimit të 2011 në Kosovë. Kjo për faktin, sqaronte ASK, se një numër i tyre ende nuk e kishin marrë shtetësinë kosovare, kështusoj paraqiste pengesë në nxjerrjen e të dhënave reprezentative.

Raporti:
https://ask.rks-gov.net/media/1379/migrimi-kosovar-2014.pdf