Dikur dhe tani – Frankfurt am Main, Gjermani

S. Guraziu – Ars Poetica, P 2014 (pak fjalë, dhe foto…)

(qendër financiare evropiane dhe botërore, e Gjermanisë… dhe e mbarë Evropës moderne)

Frankfurti është qyteti i pestë më i madh i Gjermanisë, por njëra nga qendrat më kryesore financiare të Evropës dhe të botës. Aty ndodhen rrokaqiejt më të lartë… të Gjermanisë (dmth. Gjermania s’ka ndërtesa më të larta diku tjetër : ) dhe kjo qendër ekonomike-financiare ka një popullsi “relativisht” të vogël, as 700.000 banorë (psh. e gjithë Shqipëria si shtet sa i përket sipërfaqes ëshë e 143-ta në botë, sa i përket popullsisë e 137-ta… por Tirana me “rethinën metropolitane” ia kalon Frankfurtit, statistikat shqiptare në Internet thonë se Tirana e “zgjeruar” i ka rreth 764.000 banorë)!

Pra Frankfurti ka “relativisht” pak banorë (krahasuar me 83 milionë… të Gjermanisë së madhe) mirëpo aeroporti i Frankfurtit është aeroporti më i ngarkuar për trafikun e pasagjerëve në Gjermani, i 3-ti më i ngarkuari aeroport në Evropë (pas atij të Londrës “Heathrow” dhe atij të Parisit “Charles de Gaulle”), ndërsa i 11-i sa i përket trafikut në mbarë botën. Shkurt e troç, ky qytet bukurosh, kjo qendër financiare evropiane dhe botërore është mrekullia vetë, e Gjermanisë… dhe e mbarë Evropës moderne.

Frankfurt am Main, 1770

Frankfurt am Main, 1944

Frankfurt am Main – Foto e viteve të fundit…