Jonathan Monk – Kjo pikturë… idealisht Andy Warhol, 2005

Jonathan Monk – Kjo pikturë idealisht do duhej varur në të njëjtën ndërtesë ku ka një (pikturë të) Andy Warhol, 2005

[ ironizim në kurriz të “ironisë” së Warhol – sguraziu – ap, n 2019]

…arti thjesht s’ka kufij, arti kontemporan mbase e tejkalon dhe vetveten, shpesh sikur “ikën” fare larg, sikur del dhe jashtë konteksteve “ideatike racionale” duke i prekur pothuaj ujërat e dadaizmit, meqë dmth… duke ironizuar me vetveten, si art : )
“vepra” e Jonathan Monk mbase duhet kategorizuar si “art konceptual”, mendoj unë, pasi përveç si ide nuk është as pikturë as “vepër arti” e mirëfilltë (tradicionale) – koncepti ideatik pati ardhur në “jetë” (në kokën e artistit) në vitin 2005, ai e ujdis një kanavacë 150 x 114 cm me pak tekst (si përshfaqje fizike e idesë së vet), një dekadë më vonë në v. 2014 “marifeti artistik” i tij shitet afro 30.000 Euro – kushedi ç’vlerë do ketë gjysmë shekulli më vonë, apo 1 shekull pas vdekjes së artistit, ndoshta do vërtiten me miliona rreth idesë konceptuale të tij, nëse “ironia” e Warhol sot i rrotullon me miliarda… atëherë pse t’mos vlejë dhe ironia në kurriz të ironisë e Warhol 🙂